Sporti

Shënohet goli i parë në takimin Atletico Madrid – Barcelona

11/24/2018 22:28
nga:M K

Është shënuar goli i parë në kryendeshjen e javës në Spanjë.

Atletico Madridi ka realizuar për 1-0 në minutën e 79-të pas një dominimi total të Barcelonës, shkruan GazetaBlic.

Posedimi i lartë i topit nuk i ndihmoi blaugranas që ta shënojë golin e epërsisë,e kur nuk shënon atëherë pëson.

Diego Costa u gjend më së miri në zonën e rreptësisë, derisa i ‘ndihmoi’ edhe Ter Stegen me reagimin e dobët, që goditja me kokë e spanjollit të përfundojë në rrjetë.

Kanë mbetur edhe dhjetë minuta deri te fundi, kurse mbetet të shihet sesi do të shkojnë gjërat.

VIDEO

/GazetaBlic/

03/19/2019 13:51

Mbrojtësi i Man Unitedit: Unë e di dobësinë e vetme të Messit