Lajme

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

05/11/2018 07:25
nga:A. R.

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infiermerisë, Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, sot organizojnë Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Infermierisë.

Tema e këtij viti do të jetë “Infermieria, zëri që udhëheqë – shëndeti e drejtë njerëzore”. Referuar temës dhe motos qe vendos ICN dhe një organizim i tillë do të shërbejë si një platformë për prezantimin dhe diskutimin e hulumtimeve inovative të bazuara në fakte mbi çështjet që mbizotërojnë në sektorin shëndetësor gjatë viteve të fundit.

Kjo është një ngjarje vjetore, e cila përfshin një spektër të larmishëm të çështjeve që kanë të bëjnë me shkencat shëndetësore.

12 maji është Dita Ndërkombëtare e Infermiereve. Kjo ditë mbeti për shkak të ditëlindjes së Florence Nightingale, e cila njihet edhe si themeluesja e infermierisë në botë.

 

06/20/2019 15:08

Aksident në Prizren, nuk ka të lënduar