Sporti

Shenja frike nga dënimi – Ismet Munishi zbutet, teksa “ledhaton” gjyqtarin që e përjashtoi

11/22/2019 19:10
nga:M K

Ismet Munishi që shpeshherë tregohet i “fortë” nëpër studio televizive, kësaj radhe si duket është frikësuar pak, teksa është zbutur shumë.

Kjo është vërejtur në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”, ku ka lavdëruar gjyqtarin Genc Nuza, teksa në foto e ka etiketuar edhe kryetarin e komisionit për gjyqtarë, Përparim Hasani, kuptohet sa për t’i treguar se i ka rënë “pishman” dhe FFK-ja mos ta dënojë aq shumë, shkruan GazetaBlic.

Kujtojmë se trajneri i Ballkanit u ndëshkua sot me karton të kuq, e që ishte hera e tretë këtë edicion, dhe paramendoni, pas vetëm 16 xhirosh.

Mbetet të shihet cili do të jetë vendimi i komisionit disiplinor të shtëpisë numër një të futbollit kosovar.

/GazetaBlic/

05/21/2020 10:44

Munishi: Ndoshta unë nuk do të vazhdojë kampionatin