Lajme

Shembet me shpërthim të kontrolluar pallati në Durrës

12/03/2019 16:03
nga:B. D

Një pallat në Durrës është shembur rreth orës 14:30 minuta të së martës pasi kishte pësuar dëmtime në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për fat të mirë, ky pallat nuk u shemb gjatë lëkundjeve të forta, por mori dëmtime të shumta në kollona dhe pas vlerësimit të bërë nga ekspertët u konsiderua i pabanueshëm.

Xhenierët e Forcave të Armatosura bën shembjen e pallatit me shpërthim të kontrolluar.

Deri tani janë shembur 9 objekte në qytetin e Durrësit, ndërsa IKMT bën të ditur se do të shembë edhe 10 të tjerë.

03/22/2020 13:43

Edhe një i infektuar në Durrës, nuk tregoi datën reale të hyrjes në Shqipëri