Lajme

Shefja e EULEX-it: Është shqetësuese ikja e të rinjëve, politikanët të reflektojnë

07/13/2019 00:00
nga:Gazeta Blic

Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, në Interaktiv të KTV-së nuk ka dashur të komentojë idenë e formimit të Tribunalit ndërkombëtarë për gjykimin e krimeve të luftës.

Sipas saj, drejtësia duhet të ndahet nga politika ndërkaq krimet e luftës duhet të dënohen.

Ajo thotë se krimet duhet të derisa shton se mënyra se si do të dënohet është çështje e vendimeve politike ose vendimeve praktike të marra nga autoritetet e vendit.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është se nuk ka aspak dyshim që krimet duhet të dënohen. Kjo është e qartë. Si do të bëhet kjo, është çështje praktike është çështje se si e shihni atë. Kjo është çështje e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Duke folur për mandatin e saj në Kosovë, ajo thotë se Kosova nuk është e njëjtë me atë të vitit 2000.

Sipas saj, në vend ka shumë jetë dhe Kosova është shumë e gjallë, ndonëse shqetësuese e sheh ikjen e të rinjve.

“Unë i shoh kosovarët e rinj me arsimim të mrekullueshëm që e lënë Kosovën sepse janë të frustruar. Kjo më shqetëson shumë, sepse nëse më të mirët dhe më e zotët largohen nga këtu, kush do ta vazhdojë ndërtimin e vendit? Askush. Kjo është shumë negative dhe mendoj se çdo politikan në Kosovë duhet ta vendosë atë si një prioritet të lartë, pse po ndodh kjo dhe si mund të ndalet kjo”, ka thënë ajo.

Sipas saj Kosova duhet t’i japë shpresë të rinjve.

“Ju e dini që e kaluara nuk përmbyllet kurrë në asnjë vend, sepse jetoni me të kaluarën dhe i mbani pasojat e së kaluarës. Por, duhet të shikoni drejt së ardhmes. Unë mendoj se të gjithë në Evropë dhe në SHBA, dhe miqtë tuaj presin që në një moment do të gjeni mënyrat dhe forcën për të arritur një marrëveshje”, ka shtuar ajo.

Ajo tutje ka thënë se si kryetare e kabinetit diplomatik të kryeministrit në Greqi do të angazhohet për një jetë më të mirë me fqinjët.

Vendet ballkanike janë fqinje të Greqisë. Si greke, pavarësisht nga pozita që ka Greqia, ose nëse ka ndonjë pozitë, ne ndjejmë, sepse jetojmë bashkë dhe çfarëdo që ndodh në njërin vend, ndikon në tjetrin. Nuk mundeni thjesht t’i mbyllni sytë dhe të thoni se nuk ju intereson. Unë kam punuar në çështjet e Ballkanit në kapacitete të ndryshme për më shumë se 20 vjet, mendoni se unë do të largohem tani dhe të them lamtumirë? Jo, sigurisht që jo. Kjo nuk diskutohet”, thotë ajo.