Lajme

Shefi i NATO-s i përgjigjet serbëve: KFOR-i nuk largohet nga Kosova

12/05/2017 14:45
nga:D.I

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në pyetje të gazetarëve serb se a do të mbeten forcat e KFOR-it edhe më tutje në Kosovë është përgjigjur pozitivisht.

Ai ka shtuar se edhe numri i ushtarëve nuk do të zvogëlohet.

Stoltenberg të hënën ka deklaruar për gazetën serbe Kurir se partneriteti i NATO-s me Serbinë po forcohet.

“Jam takuar me kryetarin Vucic disa herë dhe është konfirmuar se partneriteti do të forcohet”, ka sqaruar ai dhe ka shtuar se NATO dhe Serbia mund të kenë bashkëpunim të partneritetit ngjashëm si me vendet tjera ushtarakisht neutrale, transmeton gazetametro.net.

“Është me rëndësi së kuptojmë se për NATO-n është plotësisht e mundur t’i ketë marrëdhëniet e mira me vendet të cilat nuk dëshirojnë anëtarësim. Ne kemi marrëdhënie të mira me vendet siç janë Suedia, Finlanda, Austria… dhe vendet tjera neutrale, ka përfunduar ai.

12/10/2017 22:59

Pse po vonohet Termocentrali “Kosova e Re”?