Sporti

Shefi mjekësor i UEFA’s: Rifillimi i sezonit, tani është i mundur

04/29/2020 19:13
nga:M K

Kreu i komitetit mjekësor të FIFA-s, Michel D’Hooghe, dje doli me një deklaratë bindëse, duke thënë se nuk mund të ketë futboll deri në muajin shtator.

Sipas tij, nuk është çështje parash, por jetë a vdekje, andaj duhet parandalur çdo opsion të përhapjes së koronavirusit, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, homologu i tij në UEFA, Tim Meyer sot përmes një prononcimi ka konfirmuar se tanimë ekzistojnë të gjitha parakushtet që edicioni 2019/2020 të rikthehet aty ku ka mbetur.

“Në cilëndo anë të diskutimit, për rikthimin e futbollit garues dhe elitar, shëndeti i lojtarëve dhe të gjithë pjesëtarëve tjerë të klubeve ka rëndësi jetike.

Të gjitha federatat që po e planifikojnë rinisjen e sezonir, janë duke prodhur një protokol gjithëpërfshirës, duke ofruar kushte sanitare dhe ato të sigurisë, për t’u siguruar që shëndeti i personave të përfshirë të mbrohet me çdo kusht”, tha mes tjerash Meyer.

/GazetaBlic/

08/03/2020 19:16

Vendimi i UEFA: Skuadrat me fanella speciale në rikthimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës