Lajme

Shefi i misionit të OSBE në Kosovë reagon pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhekaj

07/07/2024 22:52
nga:G C

Pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, reagoi Shefi i misionit të OSBE në Kosovë ambasadori Michael Davenport.

Ai tha se në emër të OSBE-së e vlerësojnë punën e Ahmetxhekajt në udhëheqjen e RTK-së, ndërsa presin nga bordi që të bëjnë përzgjedhjen e pasardhësit me meritë.

“Në emër të OSBE-së, vlerësojmë punën e Shkumbin Ahmetxhkajt në udhëheqjen e tij si drejtor i RTK-së. Presim nga bordi i RTK-së, për të zgjedhur një pasardhës më meritë për të përfunduar reformat e tij dhe për të forcuar pavarësinë financiare dhe editoriale të transmetuesit publik”, ka shkruar ambasadori në “X”.