Lajme

Shefi i Listës Serbe thotë se kosovarët do të bëjnë gjithçka për ta përzënë Serbinë

01/12/2019 19:32
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Listës Serbe, Igor Simic, ka thënë se pas dy muajve që është vendosur taksa prej 100 për qind, situata është përkeqësuar. Sipas tij kosova do të bëjë çmos për ta përzënë Serbinë nga Kosova.

Në një intervistë për Radio Beograd Simic, shtoi se Prishtina është e gatshme të bëjë gjithçka që të detyrojë Serbinë të tërhiqet nga Kosova. Kjo pak edhe po i frikëson serbet në Veri.

“Autoritet e Prishtinës kanë zgjedhur që t’ia bëjnë jetën e vështirë serbëve që po jetojnë në Mitrovicën Veriore. Kështu bllokimi i produkteve serbe në këtë pjesë tregon që atyre nuk iu intereson për të bërë diçka. Serbët që kanë jetuar nën presion këtë taksë e kuptojnë që duhet të tërhiqen së jetuari në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Simic.

Ai paralajmëroi se situata është duke u bërë edhe më e vështirë.