Lajme

Shefi i kabinetit të Ramush Haradinajt i reagon Haki Abazit: Qetësohu o ZVKM në tentativë. Bone Qeverinë o trim!

01/18/2020 23:55
nga:Gazeta Blic

Ndaj deklaratave të Haki Abazit dhënë për Gazeta Blic, që VV nuk do të hyjë në asnjë mënyrë me AAK-në, ka reaguar shefi i stafit të kryeministrit në detyrë, Selim Selimi.

Ai ka shkruar se Haradinaj e ka thënë shumë qartë se përgjegjësia për formimin e Qeverisë e ka mandatari.

”Paska folë ZVKM në tentativë për qeverinë në tentativë. Analizë në abstrakt. Qetësohu ZVKM në tentativë, mandati është i juaji. Bone o trim”, ka shkruar Selimi, raporton Gazeta Blic.

Në vazhdim e gjeni reagimin e Selimit në Tweeter:

Haki Abazi duke iu përgjigj Ramush Haradinajt, i cili tha se do të shqyrtonin ofertat nëse do të vinin nga Kurti, tha se nuk do ta marrin AAK-në në Qeveri.

“Ne kemi vijë të kuqe ndaj të gjitha partive të PAN-it. Deklarata e Haradinajt, është presion, në vazhdën e presioneve negative që kanë ardhur nga ana e atyre që kanë keqeverisur deri më tani me Kosovën. Kështu që, ne qëndrojmë mbi parimet tona që nuk dëshirojmë koalicion me partitë që ishin në pushtet në qeverinë që shkoi“, ka thënë Abazi për Gazeta Blic.

Tha se është i hapur për koalicione, VV ia këput shpresën Haradinajt: Ndaj teje kemi vija të kuqe

“Haradinaj para se të bëjë presion, le ta reflektojë për këtë keqeverisje që ia kanë bërë Kosovës, e sidomos në këtë qeverisjen e fundit. Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe ndryshimi nuk është ai. Ata kanë dalur humbës në zgjedhjet e fundit”, ka thënë Abazi për Gazeta Blic.

Haradinaj sot ka theksuar para gazetarëve se nëse do ta kishte ndonjë ofertë nga VV edhe do ta shqyrtonte.

Në linkun në vijim e gjeni deklaratën e plotë:

‘Lajmërohet’ Ramush Haradinaj: Thotë se është i gatshëm për oferta koalicionesh

02/29/2020 00:13

“Ne i themi z. Kurti mos e heqni taksën”