Lajme

Shefi i deputetëve të PDK: Kështu do të veprojmë me mocionin e ngritur nga LDK

03/19/2020 21:03
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka folur për mocionin e ngritur nga ana e LDK-së ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka theksuar për Gazeta Blic se në kohën e duhur do të dalin me qëndrim të plotë.

Hamza ja theksuar se PDK është duke i përcjell me vëmendje zhvillimet në lidhje me koronavirusi.

“Ne jemi duke i përcjell zhvillimet me shumë kujdes edhe si rezultat i gjendjes nga Covid 19 edhe zhvillimet politike dhe ne jemi në konsultime të vazhdueshme të brendshme dhe besoj që në kohëne duhur dalim me qëndrim të plotë”, tha ai për Blic, përmes një përgjigje me shkrim.

Ndryshe, LDK sot ka fillaur t’i mbledh nënshkrimet për ngritjen e mocionit ndaj Qeverisë Kurti.

Ndërsa, lideri i LDK-së Isa Mustafa ka takuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj për t’u koordinuar për mocionin.

Të shtunën pasdite pritet të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Është mësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 25 nënshkrime nga deputetët në radhët e vet, 13 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gjashtë nga NISMA dhe AKR, dhe nënshkrimet nga minoritetet.Përgjigje akoma nuk ka dhënë Partia Demokratike e Kosovës.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dhënë arsyet e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Në të ndër të tjera thuhet se kjo gjë ka ardhur pas vendime të njëanshme të Kryeministrit Kurti.

Aty theksohet se ky vendim i LDK-së erdhi edhe për shkak të prishjes së raporteve me partnerin kryesor të Kosovës, SHBA-të.

LAJMI I FUNDIT: Të shtunën seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

06/29/2020 18:54

Paralajmëron zyrtari i LDK-së: Edhe PDK po futet në Qeverinë e Kosovës, Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq po duan ta ndajnë Kosovën