Anglia është finalistja e dytë e Kampionatit Evropian. Skuadra e Gareth Southgate mposhti Holandën 2:1 në gjysmëfinale dhe do luajë me Spanjën për trofeun e kampionit të Evropës.
Anglia luajti ndeshjen më të mirë të turneut, dhe komentatori i BBC, Alan Shearer është dakord. Sulmuesi legjendar ishte veçanërisht i impresionuar nga pjesa e parë e Anglisë.
“Po, herë pas here ne shpesh e kritikonim Southgate. Por pjesa e parë kundër Holandës ishte madhështore. Ishte më shumë nga sa donim të ishte. Faleminderit atij,” tha Shearer.