Lajme

SHBA-të pezullojnë sanksionet për çështjen bërthamore iraniane

01/12/2018 22:16
nga:M H

Presidenti amerikan, Donald Trump do të konfirmojë pezullimin e sanksioneve ekonomike kundër Iranit, të hequra në kuadër të marrëveshjes mbi bërthamoren, por për herë të fundit, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Nga ky çast në skadencën e radhës së pezullimit të sanksioneve, në 60 ditë, ai synon të punojë me partnerët tanë evropianë mbi një marrëveshje në vijim që synon të forcojë kushtet e tekstit të arritur në vitin 2015 me Teheranin dhe fuqitë e tjera të mëdha”, deklaroi për median një përgjegjës i lartë i administratës amerikane.

Nga ana tjetër, Thesari amerikan vendosi sot sanksione të reja të shënjestruara kundër 14 personave apo subjekteve iraniane kryesisht për shkelje të të Drejtave të Njeriut.

07/20/2018 09:17

Trump: Samiti me Rusinë sukses i madh