Lajme

SHBA: Të mohuarit e mizorive, ofendon kujtimet për viktimat

04/15/2019 16:02
nga:FL.B

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë përmes një komunikate për media ka thënë se gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave.

Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik‘, thuhet në njoftimin për media.

Ne poashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore‘, thuhet në këtë njoftim nga ambasada e SHBA në Prishtinë. /GazetaBlic

04/22/2019 00:03

Këto janë rezultatet përfundimtare: Blerim Reka mori vetëm 76 mijë e 697 vota, ja sa morën kandidatët tjerë