Lajme

SHBA presion Bashkimit Evropian: Mbani premtimin – liberalizoni vizat për kosovarët

07/20/2020 16:29
nga:Gazeta Blic

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i ka bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Europian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke i siguruar liberalizimin e vizave.

Komiteti, përmes një postimi në rrjetin social twitter rikujton se vendimi i Komisionit Europian për Kosovën, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, është marrë dy vjet më parë.

”Tani kanë kaluar më shumë se 2 vjet që kur Komisioni Europian konfirmoi që #Kosova plotësoi të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Këshilli i Bashkimit Europian duhet të përmbushë premtimin e saj për Kosovën dhe të japë liberalizimin e vizave menjëherë”, thuhet në reagimin e Komitetit Amerikan.

Thirrjet drejtuar BE-së për të liberalizuar vizat me Kosovën, janë shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara, përcjell Klani.

Më herët edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i pati bërë thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovës.

09/27/2020 18:42

​Luftimet Armeni-Azerbejxhan, Bashkimi Evropian kërkon armëpushim urgjent