Lajme

SHBA i dha “ultimatum” për koalicionin me Vetëvendosjen, vjen ‘përgjigja’ e LDK-së!

10/29/2019 12:39
nga:Gazeta Blic

Ultimatumi i dhënë nga zyrtarë të lartë të SHBA për arritjen sa më parë të marrëveshjes për bashkëqeverisje VV- LDK, duket se ka dhënë efektet e para.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë për Gazeta Blic se posa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, do të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje.

Njëri nga zyrtarët e lartë të kësaj partie, Haki Rugova ka dhënë një deklaratë të shkurtër për Gazeta Blic, ka ka konfirmuar se marrëveshja do të arrihet me kohë. Sipas tij, nuk do të ketë zvarritje në këtë proces.

“Marrëveshja do të arrihet me  kohë. Ende nuk ka përfunduar procesi i certifikimit të rezultateve. Nuk ka zvarritje. Pajtohem që institucionet të formohen shpejtë dhe në kohën e duhur”, ka theksuar Haki Rugova për Gazeta Blic.

Ndryshe, Gazeta Blic gjatë ditës së djeshme ka raportuar se ambasadori amerikan në Kosovë, Kosnett ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të mos ketë zvarritje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në.

Gazeta Blic ka marrë vesh se ambasadori amerikan, Kosnett sot ka qenë i qartë me kërkesat e tij për formimin e Qeverisë së re.

Sipas burimeve të afërta me takimin e Kosnnet me drejtuesit e LDK-së: Vjosa Osmani, Lutfi Haziri e Kujtim Shala, është kërkuar që sa më parë të formohet qeveria.

“Ambasadori amerikan ka kërkuar nga LDK që të mos ketë zvarritje në formimin e Qeverisë së re”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, Kosnett me këtë rast i ka njoftuar drejtuesit e LDK-së edhe për vizitën e Palmer, që do ta ketë ditëve në vijim në Kosovë.

 

Ekskluzive: Amerikanët “ultimatum” LDK-së për Qeverinë e re: Nuk duhet të ketë zvarritje

12/12/2019 00:09

“LDK e zuri në befasi Vetëvendosjen”