Lajme

SHBA dhe Gjermania presion Serbisë për të ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës

04/18/2019 15:05
nga:Gazeta Blic

Uashingtoni dhe Berlini janë duke bërë një presion të madh ndaj Serbisë, që të ndalë fushatën kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës. Kështu shkruan sot mediumi serb me ndikim ‘Novosti’, duke shtuar se në të njëjtën kohë janë duke bërë përpjekje që të kthejnë Serbinë në dialog pa e hequr fare taksën.

Bazuar në disa burime diplomatike thuhet se Serbisë po i kërkohet një marrëveshje ‘mirëkuptimi’ për të ndalë lobimin për heqjen e njohjeve të Kosovës.

Ndër të tjera në këtë shkrim thuhet se në takimin e Berlinit pritet që në mënyrë të tërthorë, Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë përmendet takimi që do ta realizojë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, me presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë të Kinës, Xi Jiping, për t’u këshilluar para takimit me Merkelin dhe Makronin në Berlin.

Në një shkrim të gazetës vjenezë ‘Der Standard’, thuhet se në Berlin do të bëhet varroja e idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë The Economist thotë se në këtë takim më 29 prill në Berlin, Gjermania do të mundohet të bind edhe Francën që të jetë në të njëjtën anë, kundër idesë së prekjes së kufijve