Showtime

Shawn Mendes feston me Hailey Baldwin

11/14/2017 19:33
nga:N S

Këngëtari i famshëm, Shawn Mendes ishte më i suksesshmi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV EMA”.

Mendes në këtë ceremoni u shpërblye me tri çmime dhe si duket gjatë kësaj nate vërtetoi përsëri interesimin e tij ndaj modeles Hailey Baldwin.

Sipas burimeve të gazetës Metro, 19 vjeçari nuk i largonte për asnjë moment sytë nga Hailey.
“Tërë vendi ishte i mbushur me yje, por Shawn e shikonte vetëm Haileyn” tha një burim i afërt që ishte i pranishëm në ndejën e organizuar pas ceremonisë.

Mendes ishte në të vërtetë shumë i disponuar për të festuar pasi në këtë event fitoi çmimet si Artisti më i mirë, Kënga më e mirë, këngëtari më i mirë kanadez dhe çmimin për adhuruesit më të mëdhenj.