• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shatri: Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e parasë publike

11/19/2023 22:34
nga:Gazeta Blic

Një ish- ministër i Financave, po vlerëson se Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e parasë publike, raporton Gazeta Blic.

Haki Shatri, i cili ka udhëhequr me Ministrinë e Financave, thotë për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se këtë vit 29% e buxhetit të paraparë për investime kapitale është realizuar.

“Po në qoftë se ju referohemi raporteve financiare për vitin 2021-2022, 9 mujorit për këtë vitë me plotë të drejtë mund të themi se Qeveria Kurti ka dështu me menaxhu siç duhet paranë publike. Këtë e them duke u bazu në të dhënat e vet Ministrisë së Financavë të Qeverisë, ku në vitin 2021 gjithësej janë investu 419 milionë euro nga 600 milionë të parapara, vitin e kaluar janë investu poashtu 420 milionë nga 705 milionë të parapara dhe raporti i këtij 9 mujori flet vetem për 29% të realizimit të investimeve për këtë vitë”, thotë ai.

Sipas tij, kjo nënkupton se edhe në këtë vit dështimi i realizimeve në investime në projekte kapitale kryesisht do të dështoj të paktën në 50% të shumës dhe të numrit në projekte kapitale.

“Kanë dështu të realizohen projekte të cilat kanë fillu qysh në vitin 2020, projekte të mëdha kapitale siç janë projektet e infrastrukturës rrugore. Që ky dështim do të jetë këtë vit i sigurt na flet edhe dokumenti i ri i Qeverisë që është projekt buxheti për vitin 2024, në të cilin janë parapa që komplet mjetet e parapara për investime në këto projekte në vitin 2023 të barten në vitin 2024, do të thotë janë pajtu, janë dorëzu nuk ka investime në këto projekte dhe do të barten në vitin 2024, çka nuk është garancë që në vitin 2024 do të realizohen por në dokument, barten”, thotë Shatri.

Sipas tij, është një dështim në menaxhim dhe dëmtim në substancë të parasë publike pra të pasurisë kombëtare të këtij vendi.

“Këto para që po barten ku nuk është viti i parë që po barten kjo ndodh qe tri vite rradhazi, që kanë qenë të parapara për investime këto e kanë dëmtu  edhe qytetarin e Kosovës”, vlerëson ai për Gazeta Blic.