Lajme

Shatri kritik ndaj Kurtit: Po e plaçkit popullin përmes TVSH-së

09/27/2024 09:56
nga:N K

Ditë më parë, Ministri i Financave, Hekuran Murati pati njoftuar se Kosova shënon rritjen më të ulët sa i përket çmimeve në treg.

Lidhur me këtë ngjalli një sërë reagimesh të ndryshme.

Ndër ta, ishte edhe ish-Ministri i Financave Haki Shatri duke thënë se ministri është bazuar në një raport tre mujor, që sipas tij këto statistika nuk janë një indikator që e shpjegojnë gjendjen reale.

Ai i quan këto statistika “të përkohshme”.

“Ministri është shërbyer me një raport tre mujoj, me muajin gusht të këtij viti në krahasim me muajin gusht të vitit paraprak, por kjo nuk është indikator i përgjegjshëm, nuk është indikator që e shpjegon gjendjen reale, është një indikator ipërkohshëm që nuk do të thotë bash kurgjo”, u shpreh Shatri.

Ai kritikon qeverinë se po e ‘plaqkit’ popullin kosovarë përmes TVSH-së, si dhe përmes formave të tjera.

“Kjo qeveri përmes taksave dhe tatimeve që mbledh në bazë ligjit në fuqi, kjo po e plaqkit popullin me parët përmes TVSH-së, përmes formave të tjera të tatimit dhe nuk ua kthen në formën e pagave dhe të shërbimeve të nevojshme”, shtoi ai për GazetaBlic.

Ndër të tjera, ish-minstri thotë se mungesa e masave për nxitje të zhvillimit ekonomik ndikon që vendi ynë të ketë më shumë import sesa prodhim të gjërave.

“Çmimet krijohen në bazë të rregullave të tregut, ekonomia e tregut, oferta dhe kërkesa, por mungesa e masave për nxitje të zhvillimit ekonomik, masave të përkrahjeve për biznese, dhe për ekonominë kanë bë që ekonomia jonë të jetë në gjendje që mashumë importon sesa prodhon”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/