Lajme

Shatri: Edhe disa shtete të BE-së kanë homologim

06/20/2019 15:26
nga:Gazeta Blic

Në komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, shefja e zyrës së BE-së ka folur për homologimin e automjeteve. Në kudër të diskutimit ajo kërkoj përkrahje nga debutetwt per liberalizimin e tregut dhe potencoj se vetëm Finlanda si shtet i BE ka një ofrues shërbimi.

Klan Kosova ka kontaktuar Drejtorin e Departamentit të Automjeteve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Nebih Shatri i cili sqaroj se, mundësit e liberalizimit të tregut veç parashihen me procedurat ligjore, mirëpo kërkohen plotësimi i kushteve që i parasheh Ligji per automjete dhe udhëzimi administrativ për këtë çështje.

Ne anën tjetër në lidhje me ofrimin e shërbimit nga një institucion i autorizuar ai tha se jo vetëm Finlanda por edhe Anglia, Sllovakia, Kroacia, Franca, Danimarka, Holanda, Latvia, Estonia posedojnë nga një institucion të vetëm.

Dallimi ekziston se vendet e tilla kane shtrirje me te madhe gjeografike dhe nevojitet te kenë me shume qendra ofrimi të shërbimit por të gjitha veprojnë në emrin e një kompanie apo institucioni të vetëm të autorizuar.