Xherdan Shaqiri pensionohet nga kombëtarja e Zvicrës. Këtë e ka bërë të ditur lojtari në rrjetet sociale.
32-vjeçari kujton shtatë turne, shumë gola, 14 vite dhe momente të paharrueshme. Por tani ka ardhur koha për t’i thënë lamtumirë Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport.
Shaqiri ka luajtur gjithsej 125 ndeshje për kombëtaren e Zvicrës, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 34 asistime. Rezultati i tij në turnetë e mëdha është pothuajse edhe më mbresëlënës: Ai 23 ndeshje në Kampionatin Botëror dhe Evropian, duke shënuar dhjetë gola.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirën kombëtares. Mbeten kujtimet e bukura dhe ju them të gjithëve: FALEMINDERIT”, shkroi Shaqiri.
/GazetaBlic Sport