Sporti

Shaqiri: Jam shumë i lumtur që jam rikthyer nga lëndimi

11/19/2019 18:58
nga:Lorik J

Futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri ka përfunduar fazën e rikuperimit dhe tashmë është i gatshëm për t’u aktivizuar.

Xherdan Shaqiri kishte pësuar një lëndim dhe ka më shumë se një muaj që ka mbetur jashtë fushave të blerta, raporton GazetaBlic.

Shaqiri ka postuar një fotografi të tij duke ushtruar me bashkëlojtarët me mbishkrimin:

“I lumtur që jam përsëri në fushë me Djemtë! # XS23 #YNWA”, ka shkruar Shaqiri në Facebook.