Lajme

Shaqir Totaj: Do të dal fitues edhe pas balotazhit

10/24/2017 21:02
nga:A. R.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili do të jetë në balotazh me kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në raundin e parë për të ka qenë i pritshëm.

Ai në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, është shprehur i bindur se do të jetë fitues edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Ka qenë një rezultat i pritur, dmth e kam pritur që do të jem i pari, dhe këtë rezultat do ta realizojmë edhe në balotazh”, ka thënë Totaj, shkruan Telegrafi.

Tutje, Totaj ka thënë se beson fuqimisht se do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve edhe pas balotazhit.

“Proporcioni i rezultatit do të jetë 60 me 40”, u shpreh Totaj.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e bërjes së ndonjë marrëveshje me njërin nga kandidatët që në raundin e parë nuk ia dolën të marrin votat e mjaftueshme për të mbetur në garë për të parin e Prizrenit.

“Personalisht nuk kam ndonjë preferencë as pro as kundër ndaj asnjërit kandidat”, tha Totaj, duke shtuar se kolalicionet do t’i bëjë në bazë të marrëveshjeve që i bënë partia.

Ai ka theksuar se në bazë të informacioneve që ka PDK-ja do të ketë 13 deri në 14 ulëse në Asamblenë e Kuvendit Komunal.

11/18/2019 17:54

Prizrenit i shtohet edhe një vend interesant për t’u vizituar nga turistët