Lajme

Shaqir Totaj synon udhëheqjen e PDK-së në Prizren

04/30/2018 08:41
nga:A. R.

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, synon ta udhëheqë këtë parti në këtë komunë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Totaj ka treguar se brenda anëtarësisë së PDK-së ka disponim të madh që në zgjedhjet e brendshme ta bëjnë atë kryetar.

Totaj ka thënë se për fuqizimin e PDK-së në këtë komunë është duke punuar shumë, pasi po i sjell kësaj partie njerëz me profesione të ndryshme që nuk kanë qenë më parë pjesë e PDK-së.

Në këtë intervistë Totaj ka folur edhe për qeverisjen e Mytaher Haskukës në Prizren.

Ai ka thënë se qeverisja që po bëhet në këtë komunë nuk është diçka me të cilën mund të krenohet Haskuka dhe as Lëvizja Vetëvendosje.

Totaj ishte emër i befasishëm e PDK-së për kryetar të Prizrenit, meqenëse u  soll nga jashtë partisë një figurë që nuk ka qenë asnjëherë në politikë por mjaft e figurë e njohur në Prizren.

Totaj është një prej themeluesve të parë të Administratës Tatimore në Prizren dhe njëri prej top-menaxherëve në këtë institucion për vite me radhë.

Në Prizren, e njohin edhe si një aktivist i sportit ku nga viti 2011 është Kryetar i klubit të basketbollit Bashkimi në Prizren.

Ndërsa nga viti 2013 ai është edhe nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ai nuk i fitoi zgjedhjet në Prizren duke u mundur nga kundër kandidati  VV-së, Mytaher Haskuka.

Ndonëse gara ishte shumë e ngushtë, Haskuka ka fituar, pas përfundimit të numërimit të votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me aftësi të kufizuar.

Haskuka ka pasur 25 mijë e 509 vota, kurse kundërkandidati i tij nga PDK, Shaqir Totaj kishte 25 mijë e 180 sosh.

 

 

 

 

 

12/04/2019 18:33

Mblidhet PDK-ja, diskutohet për krijimin e institucioneve të reja