Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së u shkruan letra personale mijëra qytetarëve të Prizrenit (Video)

10/20/2017 13:28
nga:Gazeta Blic

Kandidati për Kryetar të PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka bërë një gjë të pazakonshme në ditët e fundit të fushatës parazgjedhore në Prizren.

Ai u ka nisur letra personale mijëra qytetarëve të Prizrenit ku u kërkon mbështetjen për kandidaturën për të parin e qytetit me 22 tetor.

“Po ju drejtohem përmes kësaj letre për të ju falenderuar për kontributin që keni dhënë me vite të tëra për qytetin tonë. Unë kam vendosur të kandidohem për kryetar pasi kam marrë një përkrahje të fuqishme nga qytetarët e Prizrenit, me të cilët jam rritur dhe kam ndarë çdo moment të jetës time, pikërisht në qytetin që i dha kaq shumë shtetit të Kosovës” ka shkruar në letër Totaj.

Ai më poshtë në letër u shpjegon arsyet pse kandidauar, cfarë ofron në këto zgjedhje dhe si do ti realizoj premtimet e tij.

Fare në fund, Totaj u kërkon mbështetjen atyre për ta votuar në zgjedhjet e 22 tetorit si opsion e vërtetë të ndryshimit.

Publikimi i videos me letrat në profilin e tij në Facebook ka nxitur edhe reagime positive të qytetarëve në rrjetet sociale duke mirëpritur një ide të tillë të kandidatit për kryetar të Prizrenit.

01/25/2020 23:27

Uran Ismajli e akuzoi Glauk Konjufcën: Vjen reagimi i ashpër i Bajqinovcit