Lajme

Shaqir Totaj paralajmëron koalicion në Prizren

11/10/2017 11:16
nga:M H

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj është deklaruar për Gazeta Blic rreth marrëveshjeve politike që po ndodhin para balotazhit të 19 nëntorit.

Ai ka thënë se kjo parti sot ose nesër pritet të zyrtarizojë një koalicion, mirëpo nuk ka dhënë detaje tjera se cila është ajo parti.

“Jemi duke biseduar me të gjitha partitë që nuk janë në balotazh, bisedimet po na shkojnë mirë, do të kemi partneritet me ato parti që PDK ka udhëhequr në Prizren, sot ose nesër pritet zyrtarizimi i marrëveshjeve”, ka thënë Totaj.

Komuna e Prizrenit ka shkuar në balotazh me këta kandidat: Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosja.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme kundër kandidati i Totajt ka marrë mbështetje nga Nisma në Prizren.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 19 nëntor./GazetaBlic./

11/20/2017 18:08

Zemaj thotë se LDK do ta fitojë Prishtinën