Lajme

Shaqir Totaj, ministër nga radhët e PDK-së?

10/02/2018 18:15
nga:Gazeta Blic

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, shpreh gatishmëri për të zënë pozitën e njërit prej partiakëve të tij që janë ministra.

Totaj, i pyetur nëse është kontaktuar së fundi nga kryetari i partisë, Kadri Veseli, ka thënë se ka qenë në pushim dhe nuk kanë diskutuar, mirëpo nuk e përjashtoi mundësinë e emërimit si ministër, në njërën nga ministritë që priten të lirohen nga radhët e PDK-së.

“Unë jam i gatshëm, por nuk mund të them asgjë konkretisht për shkak se zhvillimet janë shumë dinamike dhe është shumë vështirë me parashiku diçka, përndryshe unë jam i gatshëm”, tha Totaj për KALLXO.com.

Kohë më parë ishte përmendur në media se Shaqir Totaj do e zëvendësoj Besim Beqajn në Ministrinë e Inovacionit.

“Kjo çështje është përmendur moti, por prej atëherë nuk ka diçka konkrete. Unë deri dje kam qenë në pushime, e s’kam diskutu për këtë”, tha Totaj.

 

03/17/2019 20:55

Nënkryetari i PDK-së, deklarohet kundër idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve!