Lajme

Shaqir Totaj flet pas daljes si i pari në Prizren!

10/23/2017 20:33
nga:A. R.

Pak kush e njihte në Prishtinë emrin e Shaqir Totaj kur u zyrtarizua edhe publikisht në Prizren disa ditë para fillimit të fushatës zyrtare.

Totaj, pa ndonjë të kaluar politike iu bashkua PDK-së nga pozita e Shefit të ATK-së në Prizren ku punoi mbi 17 vite dhe u specializua për ekonomi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por duket që emri i Shaqir Totaj nuk ishte i panjohur për qytetarët e Komunës së Prizrenit të cilët me 22 tetor e votuan si të parin me rreth 20 mijë vota duke lënë mbrapa Haskukën e VV-së me rreth 14 mijë vota dhe Baxhakun e LDK-së me 12 mijë vota.

Totaj thotë se pret të fitojë sërish pasi përkrahja për do të vazhdojë të rritet.

“Falendëroj shumë qytetarët e Komunës së Prizrenit për mbështetjen e madhe ndaj projektit tim. Falendëroj strukturat e PDK-së për angazhimin maksimal. Unë pres mbështetje edhe më të madhe qytetare dhe politike nga subjektet sepse jam i hapur për bashkëpunim me të gjithë në dobi të interesit të qytetarëve” ka thënë Totaj.

02/05/2020 10:26

Anëtari i PDK-së: Albin Kurti është i mirë vetëm për opozitë