Lajme

Shaqir Totaj: Deri tani nuk kam marrë urime nga zoti Haskuka (VIDEO)

11/15/2021 12:27
nga:Gazeta Blic

Kryetari i sapozgjedhur i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se e kishte pritur fitoren, por me një diferencë më të madhe.

“Rezultati për mu ka qenë i pritun, dhe me pasë ba një skenar vetë s’di a kisha mujtë me bo ma ndryshe. Por për me qenë i sinqertë e kom pritë një diferencë pak ma të madhe, megjithatë diferenca prej dy për qind osht pak a shumë tregues i gjendjes reale në terren dhe jam i kënaqun mas pari me mënyrën qysh ka shku procesi pa incidente edhe qytetarët e Prizrenit e kanë kallu një nivel të lartë të dijes dhe në fund numërim i votave e tregoi atë nevojën për ndryshim. Jam i kënaqur me këtë rezultat”, ka thënë Totaj për Klan Kosovën.

Totaj tregoi se ka pritur një përkrahje më të madhe në qytet.

“Në qytet kam pritë një rezultat pak ma të mirë sepse kemi pasë shumë kontakte dhe kemi pasë përshtypjen që kemi me pasë përkrahje ma të madhe në qytet”, ka vazhduar Totaj.

“Megjithatë fitorja është fitore dhe është ma e ëmbël besoj kur bëhet pas një beteje të fortë”, ka shtuar ai.

Totaj theksoi se deri tani nuk ka marrë urim nga kundërkandidati i tij, Mytaher Haskuka.

“Deri tani nuk ma ka uru fitoren, por e falënderoj zotrin Haskuka për punën e bërë në këtë mandat. Për këto katër vite ka ba aq sa ka ditë, aq sa ka mujtë, aq sa ka pasë mundësi. Ne në fushatë ndoshta kemi akuzu njani-tjetrin por jeta politike këto gjana i ka. Kish me qenë gjest i mirë nga ana e tij nëse ma uron fitoren”, ka thënë Totaj.