Lajme

Shaqir Totaj deklarohet pas rezultateve të Exit Pollit

10/22/2017 20:24
nga:A. R.

Shaqir Totaj, kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës i cili ka dalë i pari sipas EXIT POLL-it të Klan Kosovës, ka thënë se është i sigurt se do të fitojë në balotazh, njofton Klan Kosova.

Ai i falënderoi të gjithë kundërkandidatët e tij për një fushatë të cilën e cilësoi relativisht korrekte, dhe falënderoi qytetarët që, sipas tij, kanë demonstruar kulturë.

“E kam pritur që do të jem i pari”, tha Totaj mes tjerash.

“Kur t’i marrim rezultatet finale nuk pres ndonjë ndryshim nga kjo”.

Totaj tha se nuk kanë vija të kuqe dhe se janë transparentë e të hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm.