Lajme

Shala – Veselit: Keni futur në listën e zotimeve, gjërat që i kam realizuar tashmë!

09/23/2019 17:15
nga:Gazeta Blic

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s Endrit Shala, ka thënë se premtimi i kandidatit për Kryeministër nga radhët e PDK-së Kadri Veselit, kinse për favore ndaj ndërrmarësve, në fakt është shtrenjtim i çmimeve ekzistuese.

Sipas kandidatit Shala, do të ishte në rregull, nëse ata (duke aluduar në PDK), nuk do fusnin në listën e ‘zotimeve’ të tyre, “gjëra të cilat tashmë janë realizuar nga ne”, deklaroi ai.

“Më vëmendje dëgjova zotimin e kryetarit të PDK-së, z.Kadri Veseli, që nëse ai do të bëhet kryeministër tokat për ndërrmarrës, bujq e punëtorë do ti jap në 1 euro për metër katrorë dhe me një afat shfrytëzimi deri në 99 vite”, u shpreh Shala.

Tutje, ai ka shtuar se kjo gjë është realizuar gjatë mandatit të tij si ministër i Tregtisë dhe Industrisë përmes krijimit të zonave ekonomike, dhe me çmim edhe më të ulët se sa ka premtuar Veseli.

“Ju në fakt e keni shtrenjtuar këtë çmim.

Hapësirat në kuadër të zonave ekonomike, ju jepen bizneseve në shfrytëzim për një periudhë deri në 99 vite, si dhe me procedurë të lehtësuar për dhënie në shfrytëzim.

Mbi të gjitha, hapësirat/toka jepet më një çmim simbolik të përshkallëzuar në 10 vitet e para, e që në maksimum arrin vlerën me të lartë prej 15 euro cent për metër katror”, u shpreh ai, në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Reagimi i plotë:

Premtimi i Kadri Veselit kinse për favore ndaj ndërrmarësve, në fakt është shtrenjtim i çmimeve ekzistuese

Të nderuar qytetarë,

Po shoh se rivalët tanë politik po e shfrytëzojnë kohën e fushatës zgjedhore për zotime e premtime të llojllojshme.

Kjo do të ishte në rregull, nëse ata nuk do fusnin në listën e ‘zotimeve’ të tyre, gjëra të cilat tashmë janë realizuar nga ne.

Më vëmendje dëgjova zotimin e kryetarit të PDK-së, z.Kadri Veseli, që nëse ai do të bëhet kryeministër tokat për ndërrmarrës, bujq e punëtorë do ti jap në 1 euro për metër katrorë dhe me një afat shfrytëzimi deri në 99 vite.

Më lejoni të jua kujtoj juve zotëri Veseli, dhe kujtdo që nuk e ka ditur se kjo gjë është realizuar gjatë mandatit tim si ministër i Tregtisë dhe Industrisë përmes krijimit të zonave ekonomike, dhe me çmim edhe më të ulët se sa ju keni premtuar.

Ju në fakt e keni shtrenjtuar këtë çmim.

Hapësirat në kuadër të zonave ekonomike, ju jepen bizneseve në shfrytëzim për një periudhë deri në 99 vite, si dhe me procedurë të lehtësuar për dhënie në shfrytëzim.

Mbi të gjitha, hapësirat/toka jepet më një çmim simbolik të përshkallëzuar në 10 vitet e para, e që në maksimum arrin vlerën me të lartë prej 15 euro cent për metër katror.

Me vendim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë deri me tani janë shpallur nëntë (9) zona ekonomike respektivisht: Parku i Biznesit në Drenas, Parku i Biznesit në Mitrovicë, Parku Teknologjik në Shtime, Parku Industrial në Frashër – Mitrovicë, Agro Zona Industriale në Suharekë, Parku Industrial në Lipjan dhe Parku Industrial në Vushtrri.

Pra qëllimi juaj mund të jetë i mirë, por është shumë i vonuar, ngase ne si ministri dhe si Nismë Socialdemokrate qysh moti e kemi vënë në vend të parë qytetarin e Kosovës, prodhuesin e përpunuesin vendor, dhe për këtë gjë ndihem shumë krenarë

Me respekt E.Sh

#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122