Lajme

Shala: “Super Puna”, projekt i dështuar i Qeverisë

11/23/2024 14:41
nga:Y I

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, e ka cilësuar projekt “Super Puna” si mashtrim ndaj qytetarëve.

Shala thotë për “Front Online” se kjo platformë s’ka ulur papunësinë në asnjë formë.

I ka mashtruar në shkallë të lartë të rinjtë dhe bizneset që kanë pritur të subvencionohen dhe kemi ankesa dhe vonesa të mos përmbushjeve të obligimeve. Nuk ka ulur aspak shkallën e papunësisë. Mashtrim për ata që kanë nevojë për punën dhe punëtorin”, deklaroi Shala.

Deputeti Shala thotë se Qeveria krenohet me këtë projekt të pasuksesshëm, i cili tregon gjendjen reale të të punësuarve.

“Qeveria të vetmin projekt që po e plason si të suksesshëm të saj gjoja ka qenë super puna por në realitet ka krijuar probleme dhe një imazh të pa qenë mbi gjendjen reale të të punësuarve dhe gjithë atyre që kërkojnë punë”, u shpreh Shala