Lajme

Shala: S’besoj që është i mundur koalicioni LVV-PDK- Deklaratat, taktikë politike!

04/10/2020 12:24
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike Krenar Shala në një prononcim për “Gazeta Blic” ka komentuar deklaratat e fundit të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Kryediplomatit Konjufca në lidhje me mundësinë e një koalicioni LVV-PDK.

Ai thotë se këto deklarata janë më shumë taktikë politike për të relativizuar fuqinë negociuese të partnerëve të mundshëm qeverisës .

Shala thekson se pjesa më e madhe e elektoratit të VV-së nuk duan një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Këtë deklaratë më shumë e shoh si taktikë politike për të realtivizuar fuqinë negociuese të partnerëve të mundshëm qeverisës sesa deklaratë që do të nënkuptonte edhe koalicion të mundshëm. VV-ja, një pjesë të konsiderueshme të elektoratit të saj e ka të prirun që të mos bëjë koalicion me këtë parti, të paktën për një kohë derisa të mundësohet procesi i çkapjes së shtetit, duke marr parasysh që kjo parti ka qenë gjatë në pushtet dhe kështu ka arritur të kap institucionet e pavarura për të interesa të saja politike. Prandaj, nuk e besoj që kjo do të ndodhte pas zgjedhjeve të ardhshme” tha Shala për Gazeta Blic.

Ndrsyhe ditë më parë ishte vetë Ministri i Jashtëm në detyrë që la të hapur mundësinë për koalicion edhe me partitë e tjera që dërgojnë në Qeveri ministra të pa korruptuar.

Mundësinë e një koalicioni me PDK-në nuk e mohoi mbrëmë as Kryeministri në detyrë  dhe Kryetari i VV-së , Albin Kurti.

Albin Kurti nuk e mohon koalicionin me PDK-në: Është herët të flasim tani