Lajme

Shala për letrën që LDK i dërgoi Trumpit e Pompeut: E çuditshme nga ana e LDK-së, dëmton kohezionin e qeverisë!

03/04/2020 20:32
nga:E Sh

Taksa 100  për qind ka bërë që dy partitë qeverisëse, VV dhe LDK të kenë përçarje ndërmjet tyre për shkak se kjo e fundit ka kërkuar largim të taksës pa kushte, ndryshe nga vendimi i kryeministrit Albin Kurti që kërkon heqjen e pjesshme të saj.

Gazeta Blic gjatë ditës ka marrë informacione nga burime brenda LDK-së se pas letrave që kryeministri Kurti u ka dërguar presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sekretarit të jashtëm, Pompeo, për t’i njoftuar për formën e heqjes së taksës ndaj Serbisë, edhe LDK u ka dërguar nga një letër dy udhëheqësve të shtetit.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, LDK në letrën e saj, ka njoftuar Administratën Trump se letra e kryeministrit Kurti është bërë pa koordinim me partinë e Isa Mustafës.

E, analisti Krenar Shala në një prononcim për “Gazeta Blic” e sheh si të çuditshme dërgimin e letrës nga ana e LDK-së, teksa shton se kjo e dëmton kohezionin e qeverisë.

“Nëse kjo është e vërtetë atëherë kjo është e çuditshme, qysh mundet një partner i koalicionit me i dërgu letër kreut të një shteti tjetër në emër të qeverisë. Kjo nuk ka kurrfarë logjike dhe natyrisht që dëmton edhe kohezionin e qeverisë”.

LDK “thikë pas shpine” Albin Kurtit: Partia e Isa Mustafës i shkruan letër Trumpit e Pompeut- Kryeministri pa koordinim me ne ua dërgoi letrat

 

Megjithatë, mospajtimet rreth çështjes së taksës nuk po shihen si faktor i prishjes së koalicionit qeverisës.

Ai thekson  se, VV e LDK do të arrijnë të pajtohen edhe për çështjen e taksës ashtu siç kanë bërë për temat e tjera.

“Besoj që Qeveria e Kosovës është konastrukt demokratik që e mundëson edhe debatin qeveritar dhe nuk duhet të shihet ky debat si rrezikim i qeverisjes. Kosova e ka një qeveri të cilën nuk e ka pasur kurrë prej që e ka shpallur pavarësinë dhe partitë të cilën e kanë formuar koalicionin e dijnë këtë fakt, për këtë arsye ata do të arrijnë t’i tejkalojnë këto sfida.Tarifa nuk do jetë pengesë për funksionimin e qeverisë, do të tejkalohen dhe do të arrijnë të bëjnë kompromis siç kanë arritur të bëjnë kompromis edhe për çështje të tjera, si për formimin e koalicionit edhe për tarifën do të arrijnë të bëjnë koalicion” theksoi Shala.

Përfundon takimi në LDK: Kjo është deklarata e Lutfi Hazirit për taksën 100%

 

05/10/2020 22:12

“Lufta” me letra e Albin Kurtit kundër Hashim Thaçit