Lajme

Shala mohon se ndonjë deputet i LDK-së i ka quajtur aktivistët e VV-së ‘terroristë’, kërkon t’i përmendet emri

03/16/2018 11:20
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, i ka replikuar atij të Grupit të Pavarur të Deputetëve, Frashër Krasniqi, i cili sot e mbajti fjalën e tij të lënë përgjymë që javë më parë nuk ia lejoj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Krasniqi iu ka thënë deputetëve të LDK’së që most ë bëjnë shaka ngase e njëjta do t’iu ndodhë edhe atyre, që Kadri Veseli do t’ua ndalë fjalën, raporton Periskopi.

“ Deputetët e LDK’së po bëjnë shaka, por e njëjta ju ndodh edhe atyre, ju ndërpritet fjala kur s’i konvenon kryetarit të Kuvendit. Qe dy vite jem duke u akuzuar për terrorizëm, ndonëse s’ka pas prova. Është fol në foltore, disa deputetë të LDK’së e PDK’së na kanë akuzuar për terrorizëm, por kurrë s’u është ndal fjala”, tha Krasniqi.

E pas fjalës së Krasniqit foli deputeti Kujtim Shala.

Sipas tij, kjo çështje është shumë e ndijshme dhe problematike që të diskutohet në Kuvend.

“Ajo na vë në pozitë të vështire spese duhet te kthemi te flasim për perosnat dhe ne nuk jemi për atë këtu. Me sa di une, rasti juaj është kthyer në rigjykim dhe kjo është një argument që ne të mos diskutojmë fare për këtë temë”, tha Shala.

E në fund, Kujtim Shala ka thënë se asnjë deputet i LDK’së nuk i ka quajtur terroristë aktivistët e VV’së.

“Meqë ju thatë që ka edhe deputetë të LDK’së që ju kanë quajtur ‘terroristë’ trego kush është, me emër dhe mbiemër”, u shpreh ai.

12/05/2019 16:43

Hoti tregon se çfarë u diskutua në mbledhjen e sotme të LDK-së