Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës që është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Ferat Shala thotë se anomalia më e madhe është se qytetarët e Kosovës janë populli më r ri pothuajse në Evropë dhe se Kosova është shteti që ka numrin më të lartë të të papunëve, raporton Gazeta Blic.
Shala thotë se vetëm në tri vitet e fundit mbi 99 mijë qytetarët kanë ikur nga Kosova duke kërkuar punë dhe kushte më të mira jetese, kryesisht në shtetin gjerman.
Ai thotë se tashmë pasojat e mungesës së fuqisë punëtore janë evidente e ku sipas tij shumë ndërmarrje do të obligohen të mbyllen.
Sikur paga minimale do të ishte më e madhe në Kosovë, është i bindur se migrimi nuk do të ishte në nivelin në të cilin është tani.
“Sigurisht që pjesa thelbësore është pagesa dhe paga minimale 450 ose 500. Do ta zvogëlonte, nuk po them se do ta ndalte ikjen 100 për qind, por numri i atyre që do ta lëshonin vendin do të ishte shumë më i vogël, sepse me një pagë të dinjitetshme këtu ka hapësirë. Është dëshmuar se kosovarët e duan vendin e vet dhe përkundër vullnetit për të qëndruar këtu, çështja e ekzistencën është diçka tjetër, pra nuk kemi pagë të dinjitetshme dhe ky është njëri nga faktorët kryesor sidomos te te rinjtë, i bënë që të kërkojnë një jetë më të mirë. Po e them prapë përveç lojërave politike populiste ditore ne emër të manipulimit të shifrave dhe statistikave të rritjes ekonomike, numrit të vendeve të reja të punës, fatkeqësisht qeveria del me shifra manipulative rreth punësimit”, ka theksuar ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.
Sipas tij, nuk mbahet rinia duke i dhënë nga 100 euro.
“Nuk mbahet ekonomia familjare me ndihma sociale, nuk mund të mbajmë me pakufij fuqinë punëtore të brendshme nëse i subvencionon në një ndërmarrje me një pagë njëherë në vit me 100 euro, pra janë politika të dështuara qeveritare dhe ne si shoqëri duhet ta pranojmë që urgjentisht duhet të kemi plan kombëtar për ndaljen e fuqisë punëtore”.
“Sot po na ikin specialistët më të mirë të sigurisë, më të mirët në shëndetësi, inxhinier sepse nuk kemi industri, sot e kemi gjithë sektorët industrial ku do të thithshin numër të madh të punëtorëve, qoftë në sektorin e energjisë, qoftë në sektorin e minierave, parimisht jemi para falimentimit dhe inxhinierët e fushave të caktuara kanë filluar të largohen nga këtu, përjashto sektorin e IT-së, që punojnë në distancë dhe disa sektorë të tjerë, por pjesa dërmuese e shkencave ekzakte, specialist të kësaj fushe nuk kanë hapësirë, sepse nuk ka zhvillim industrial, nuk ka prodhim vendor”, vlerëson Shala.
Samiti i Berlinit: Kurti sot do të takohet me kancelarin Scholz