Lajme

Shala fiton edhe një mandat si deputet: Do të punojmë me nder dhe përgjegjësi

10 ditë më parë
nga:G C

Ferat Shala, deputeti i PDK-së, ka falënderuar 26,241 qytetarë të Kosovës dhe diasporës për besimin e dhënë që ta mbështesin në mandatin e tij të ri në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se ky është një nder dhe përgjegjësi e madhe për të përfaqësuar interesat e popullit, duke u angazhuar për një jetë më të mirë, demokraci të shëndoshë, ekonomi të zhvilluar dhe arsim të mirë.

Shala ka falënderuar gjithashtu aktivistët e PDK-së për angazhimin e tyre dhe ka theksuar se, edhe pse kohët mund të jenë të vështira, puna me nder dhe përgjegjësi mund të sjellë rezultate pozitive për vendin.

E plotë:

Jam jashtëzakonisht falënderues për 26,241 njerëz anekënd Kosovës, edhe në diasporë, për besimin e dhënë që të jem sërish deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ky është një nder dhe përgjegjësi, që të jem në krye të detyrës sime për të përfaqësuar interesat e popullit për një jetë më të mirë, për demokraci të shëndoshë, liri të shprehjes, ekonomi të zhvilluar, energji që prodhon dhe arsim që edukon.

Në çdo detyrë timen, e në veçanti si deputet, jam përpjekur të jap angazhim maksimal. Njëjtë do të veproj edhe në këtë mandat.
Falënderoj secilin aktivist të Partisë Demokratike që u angazhua maksimalisht në këto zgjedhje për ta forcuar partinë që përfaqëson vlerat historike për shtet, vlerat e punës, dijes dhe vizionit për të ardhmen.

Falënderoj në veçanti çdo aktivist që më besoi dhe më mbështeti edhe në këto zgjedhje.

Nuk do të jetë aspak kohë e lehtë për Kosovën. Por, duke punuar me nder dhe përgjegjësi, mund të bëjmë gjëra të mira për vendin, pavarësisht pozicionit.