Lajme

Shala: Enver Sekiraqa nuk ka ku të ikë, shpejt do të arrestohet

05/20/2024 19:05
nga:G B

I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Trumf Riza më 2007, Enver Sekiraqa, tash e katër ditë po vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, ndonëse ndaj tij tashmë ekziston një vendim që të kthehet në paraburgim.

Ish-gjyqtari i Apelit, Hasan Shala, në lidhje me rastin u shpreh se në bazë të kodit të prrocedurës penale pasi të vendosë trupi gjykues në mënyrë meritore në lidhje me aktakuzën, atëherë është obliguar të vendosë edhe lidhur me paraburgimin.

Sipas tij, “mund të vazhdojë me paraburgimin mund edhe ta ndërpresë parburgimin, por duhet me pas parasysh trupi gjykues kushtet e përcaktuara se kur mund të caktohet paraburgimi.”

E tri kushte kryesore, sipas Shalës, janë bazë të kodit të prrocedurës penale pasi të vendosë trupi gjykues në mënyrë meritore në lidhje me aktakuzën, atëherë është i obliguar të vendosë edhe lidhur me paraburgimin.

“Në rast konkret nuk ka pasur arsye për prova, por ka pasur arsye kur ka vendosur gjykata për me vendos lidhur me paraburgimin e tij, ku kushti i parë është dhe kushti i dytë rrezziku nga ikja është për shkak që për një kohë të gjatë ky i akuzuari i ka ikur drejtësisë, dhe kushti tjetër është pesha e veprës penale, këto kushte janë përcaktuar me nenin 24 që gjykata duhet t’i vlerësojë dhe të përcaktojë se a duhet t’i caktohet apo vazhdohet paraburgimi në rastin konkret e kemi 25 vjet të dënuar kështu që gjykata se a ka bërë lëshime a jo e ka vërtetuar gjykata e apelit kur e ka ndryshuar vendimin për paraburgimin dhe ia ka caktu paraburgimin,” tha Shala në emisionin “Five”.

E për ikjen e Enver Sekiraqës, Shala thotë se ai nuk ka rrugëdalje tjetër, pos të kthehet e të arrestohet.

“Se pse ka ikur Sekiraqa, ai do të përgjigjet herdo kurdo ai nuk ka ku të shkojë, por shumë shpejt do të arrestohet,” shtoi Shala.

E përgjegjësinë duhet ta marrë shteti, mirëpo e gjithë përgjegjësia bie mbi Gjykatë, thotë Shala.

“Ky rast është që nga 2007 e ky nuk iu ka përgjigj drejtësisë një kohë të gjatë dhe pasi është dorëzuar ka filluar gjykimi dhe gjithomnë përgjegjsinë duhet me marrë shteti, mirëpo përgjegjësitë I biejnë gjithmonë gjykatës, ‘lëshimi është bërë nga trupi gjykues e që këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit’, nëse ka vend për përgjegjësi të keqpërdorim detyrës, atëherë janë komisionet disiplinore në kuadër të Këshillit gjyqësor.”

Teksa nëse ka Shkelje apo parregullsi nga ana e trupit gjykues ndaj Enver Sekiraqës, Shala bëri të ditur se për këtë është komisioni i përformancës.

“Nëse ka shkelje të performancës nga ana e trupit gjykues është komisioni i performancës, por gjithmonë këto mbetin në kompetencë të Këshillit gjyqësor apo të plaëve, paraqet ankesë ndaj trupit gjykues p.sh., babai I të ndjerit dhe inicohet procedura te kryetarja e gjykatës dhe pastaj në Këshill Gjyqësor meren masa nëse ka shkelje apo keqpërdorim, por nëse vërtetohet që vetëm është një lëshim për shkak të profesionalizmit, atëherë komisioni i përformancave i merr masat dhe do t’i vlerësoj me nota më të ulëta.”

E, sipas Shalës, Gjykata bën punë të jashtëzakonshme që, sipas tij, nuk duhet gjykuar vetëm për disa raste.

“Me disa raste nuk mund të gjykohet sistemi gjyqësor, kemi gjykime jashtëzakonisht të mëdha që kanë vërtetu se gjykata vërtet e zbaton ligjin,” tha Shala.