Sporti

“Shah-mat me dy lëvizje” – Milani afër zyrtarizimit me futbollistin e shumëkërkuar nga Interi

07/26/2019 21:47
nga:M K

Disa skuadra elitare evropiane, me theks të veçantë ato italiane, ishin të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij.

E nga ato italianet, në “pole-position” ishte Interi, që kishte bërë gati edhe ofertën, por rivali lokal si duket e ka kryer punën shumë shpejtë, shkruan GazetaBlic.

Bëhet fjalë për futbollistin e Lille, Rafael Leao, që shumë shpejtë pritet të konfirmohet si futbollisti më i ri i Milanit.

Drejtuesit Rossonerë kanë paguar afro 30 milionë euro për të, plus kartonin e Thiago Djalo, që llogaritet afro 5 milionë euro.

Mbetet të shihet ditëve të ardhshme atëherë kur edhe pritet të bëhet zyrtarizimi.

/GazetaBlic/

10/17/2019 20:37

Ish-futbollisti i Interit, i hyn politikës