Lajme

Sfida e madhe në Gjilan! – Kush me kë do të bëjë koalicion për të nisur mandati i kryetarit të ri?!

12/01/2021 12:37
nga:Y I

Në mesin e katër komunave, që Lëvizja Vetëvendosje, i fitoi në zgjedhjet e 14 nëntorit, është edhe ajo e Gjilanit.

Partia e Albin Kurtit, në Gjilan fitoi me kandidat, Alban Hyseni, i cili mposhti në balotazh, një prej figurave më të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Përkundër që Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë në Gjilan, ajo nuk arriti të marrë numrin më të madh të ulseve në Kuvendin komunal, ku fituese doli Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me kryetarin e degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Hazirin,  për ta pyetur më gjerësisht nëse pritet të bashkëqeverisë me Lëvizjen Veteëvendosje, i njëjti tha se nuk kanë një ftesë të tillë.

“Jo nuk kemi ftesë, ne i kemi fituar zgjedhjet në Kuvend Komunal”

I pyetur se në se vjen një ftesë nga LVV-ja a pritet ta marrin në konsideratë, i njëjti u përgjigj kështu.

“Nuk kemi ftesë. Nuk paragjykojmë kurgjë” tha shkurt Haziri për “Gazeta Blic”.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe me Alban Hysenin, kandidatin fitues të LVV-së në këtë komunë se a pritet të ketë marrëveshje për bashkëqeverisje me subjektet e tjera, ai deri tani nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara me shkrim nga redaksia jonë.

Në raundin e dytë të balotazhit në Gjilan, Alban Hyseni i LVV-së doli fitues me 51,03% të votave duke lënë pas LDK-në me 48,97 % të votave.

Ndërsa sa i përket ulësve në Kuvendin Komunal, Lidhja Demokratike e Kosovës doli fituese me 14 ulëse duke lënë pas LVV-në me 10 të tilla.

Ndarja e vendeve në Kuvendin Komunal të Gjilanit:

/Gazeta Blic/

Specialja merr vendim: A po lirohen me kusht Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi?!

Vendosen masa të reja anti-covid – Kurti jep detaje