Lajme

Sfeçla – kercënon hapun qytetarët!?

05/19/2020 15:28
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

1.
Sheshi âsht hapësinë publike, porse Xhelal Sfeçla po jep “licencat” se kush, cilët qytetarë munen me e shfrytëzu e cilët jo!?
Qeveria e shkarkume me aktin e “lejimit” të ushtrimeve për protestë (ni zbulim i ri i kësaj mendësie absolutiste) të VV-së, nuk ka as moral dhe as ligj që i ndalon qytetarët, kushdoqofshin ata dhe pavarësisht kauzave, që të protestojnë në shesh.
Mirëpo Qeveria në ikje, ua ka hapë derën të gjithëve, që kur lejoi aktivistët (edhe zyrtarë të saj) të performonin në sheshin Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Nëse, simas gjuhës së pushtetit, prova për protesta po bâjka, atëherë edhe prova për me falë Bajramin bân!?
Rashamon!

2.
Xhelal Sfeçla (si i zgjedhun politik) nuk ka të drejtë me kercënu qytetarët me arrest (si në rastin e Behgjet Pacollit) por as me ua bâ me gisht atyne që i pandeh si “anmiq të popullit”, siç veproi me Milazim Krasniqin, ngase kjo âsht tendencë e hapun e ni njeriu për me marrë ligjin në dorë dhe me i disciplinu qytetarët!?
Tregoni dikush që spiunimi âsht metodë e Luftës së Ftohtë dhe se ajo ka përfundu më 1989 – 1990 me râmjën e Murit të Berlinit.
Dhe tregoni poashtu, se ai nuk âsht komandant policie, pra ni Ministër i Brendshëm âsht askush në çashtje operative dhe në zingjirin komandues!
Nalne kit njeri, tash!

P.S.

Kauza e kujtdoqoftë, për falje manifestative jashtë objekteve të kultit, âsht kundër historisë dhe traditës së shoqnisë dhe shtetit kosovar!?