Sporti

Sevilla i “ndihmon” Realit dhe Barçës, mposht Atleticon

04/04/2021 23:08
nga:Lorik J

Sevilla ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 29-të të La Ligës.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Acuna në minutën e 70-të.

Sevilla kishte edhe një mundësi të mirë shënimi në pjesën e parë, por nga pika e bardhë dështoi Ocampos.

Atletico Madrid vazhdon ta mbaj kreun por tani me diferencë të shkurtuar me Real Madridin dhe Barcelonën që ka një lojë më pak të zhvilluar.

Sevilla është e katërta në tabelë