Showtime

Seven Saraçi paralajmëron për albumin e ri

07/21/2019 16:29
nga:Y Ramadani

Këngëtari, Seven Saraçi, tash e një kohë të gjatë i ka munguar skenës së muzikës, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, siç duket jo kot i ka munguar fansave të tij për një kohë të gjatë.

Së fundi këngëtari ka paralajmëruar për albumin e ri që do ta sjellë në treg.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari duke publikuar foto në rrjetin social, Instagram.

Ndryshe, klipi i fundit i Seven Saraçit ishte bashkëpunimi me DonFenom ‘Ti po rren’, këngë kjo e publikuar para shtatë muaj më parë dhe e cila numëron mbi gjysë milionë klikime.

/GazetaBlic/.