Sporti

Setien me fjalë të mëdha për Messin: Ai e bëri atë që e ka bërë gjithë jetën

01/19/2020 23:23
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës ka fituar ndeshjen ndaj Granadas.

Barcelona fitoi me shumë vështirësi ndaj Granadas me rezultatin minimal 1:0, shkruan GazetaBlic.

Fitoren Barcelonës në këtë sfidë ia solli argjentinasi, Lionel Messi.

Pas ndeshjes, trajneri i ri i Barcelonës, Setien theksoi se Messi ka bërë një ndeshje shumë të mirë dhe e lavdëroi futbollistin për formën e tij.

“Messi e bëri atë çfarë ka bërë gjatë gjithë jetës. Në këto ndeshje ku ka ‘ngërçe’ duhet një njeri i madh për t’i zhbllokuara. Ndoshta ne kemi humbur disa raste në pjesën e parë. Ne kemi bërë shumë gjëra në mënyrën e duhur, shpresojë që pak nga pak shpresoj të rritemi”, tha Setien pas sfidës.

Barcelona pas kësaj fitore shkon në kuotën e 43 pikëve – po aq sa Real Madridi që ndodhet në vendin e parë.

/GazetaBlic/