Sporti

Setien: Gabuam, kur u mbrojtëm…

06/27/2020 21:37
nga:M K

Barcelona dështoi të arkëtojë pikët e plota pas udhëtimit në Celta Vigo, pasi luajti baras 2-2.

Dy pikët e humbura sot, e kanë lënë Barçan edhe më larg garës për titull, varësisht sesi do të rrjedhin gjërat në takimin e nesërm që Real Madridi e zhvillon në udhëtim te Espanyol, përcjell GazetaBlic.

Lexo edhe: Barcelona dështon kur s’duhej, buzëqesh Real Madridi

Trajneri i katalunasve, Setien, tha se tendenca për ta mbrojtur portën kur ekipi i tij ishte në epërsi, ishte e gabuar, pasi atë kohë ata mund të bënin më shumë.

“Tendenca që të mbrohemi kur e kishim epërsinë, ishte e gabuar. Gjatë asaj kohe ne mund të bënim më shumë, por se nuk ia dolëm.

Ne nuk duhej të vinim në këtë situatë. I bëmë gjërat mirë në pjesën e parë, por dështuam të vazhdonim ashtu. Para 11 dite, ne ishim dy pikë përpara, ndërsa tani, me fitore, do të jenë ata. Gabim.”, tha mes tjerash Setien pas ndeshjes.

/GazetaBlic/

08/12/2020 15:43

Barcelona, skuadra me moshën mesatare më të vjetër nga çerekfinalistët aktualë në Ligën e Kampionëve