Lajme

S’është hera e parë që Ganja bëhet protagoniste e situatave të pakëndshme, 5 vite më parë synonte gjuajtje me take ndaj Liburn Aliut

12/21/2021 16:09
nga:M K

Mbkedhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim nuk ka shkuar ashtu siç është pritur.

Kjo pasi, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka eskaluar duke e gjuajtur me ujë ministrin e MBPZHR-së, Faton Peci, përcjell GazetaBlic.

Eskalon mbledhja: Ganimete Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci

Peci fare në fund duke u larguar tha se nuk do të vijë më të raportojë, pasi kjo sjellje është e patolerueshme.

Por, interesant është fakti se kjo e sotmja nuk ishte hera e parë që Ganimete Musliu tenton që gjërat t’i zgjidhë me forcë.

Pesë vite më parë, përderisa në foltore ishte Liburn Aliu, ajo e mori taken e saj të majtë dhe u bë gati të gjuajë, por i ra ndërmendë që mbi hollin e Kuvendit janë mediat. Me një buzëqeshje, ajo vërejti se të njëjtit po e përcjellin dhe u ndal, ani pse veprimi i saj i mëpastaj tregonte se ishte plot mllef.

Pastaj, aty intervenoi edhe atëbotë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, duke biseduar me të.

Për më shumë shikoni videon:

/GazetaBlic/