Sporti

Sermaxhaj komenton shortin e Prishtinës dhe Dritës në arenën ndërkombëtare

06/12/2018 15:55
nga:Lorik J

Drita dhe Prishtina sot kanë mësuar kundërshtarët e tyre në arenën ndërkombëtare.

Drita do të luajë në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve dhe do të ketë përballë ekipin nga Andorra, Santa Colonta, shkruan GazetaBlic

Drita do të luajë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Gjilbratar me 26 qershor nga ora 17:30.

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina do të luajë në raundin preliminar të Europa Leagues dhe ka përballë ekipin nga Gjilbratari, FC Europa.

Për shortin e Prishtinës dhe Dritës, analisti Genc Sermaxhaj ka folur për ‘GazetaBlic’, ku edhe ka komentuar fatin e skuadrave.

“Drita dhe Prishtina u njoftuan me kundërshtarët e tyre në gatat e evropës. Mendoj se të gjitha ekipet që përballen në këto raunde, mund të kenë afërsisht nivelin e cilësisë së lojës të barabartë. Ajo çka mund t’i dalloj ekipet kundërshtare ndaj ekipeve tona është vetëm përvoja përparësi.Gjithsesi që për ne do jenë përballje të vështira dhe nuk duhen menduar si të lehta”, tha fillimisht Sermaxhaj për ‘GazetaBlic’.

“Në këso ndeshje futbollistët duhet të kenë durim, koncentrim dhe angazhim maksimal, në momentin që fillojmë t’i nënqmojmë kundërshtarët, do të pësojmë shumë keq. Ndoshta për një nuancë kundërshtari i Prishtinës në garat e Evropa League, FC Europa, mund të jetë kundërshtarë më i lehtë se sa kundërshtari i Dritës, Santa Coloma në Champions League”, përfundoi Genc Sermaxhaj./GazetaBlic/L.J/

10/20/2018 16:29

Shënohen dy gola të shpejtë në kryeqytet