Sporti

Sërish “përplasje” te Barcelona, Bartomeu “detyron” zëvendës-presidentin të jep dorëheqje

04/09/2020 15:04
nga:M K

Vazhdojnë problemet e shumta në kampin katalunas.

Pas atyre të muajit Janar, ku përflitej edhe për një largim eventual të Messit nga “Camp Nou”, së fundi ka pasur sërish një tjetër përplasje, përcjell GazetaBlic.

Kreu katalunas, Josep Bartomeu ka detyruar në njëfarë mënyre zëvendës-presidentin Emili Rousaud të jeo dorëheqje nga posti që mban aktualisht.

Këtë e ka pranuar vetë Rosaud në një prononcim për prestigjiozen “Marca”, duke sqaruar gjithë situatën.

“Nuk e prisja atë telefonatë. Dëgjohemi shpesh në telefon. Më tha se dëshiron që ta ndryshojë paksa bordin, ku edhe më kërkoi që të ofrojë vetë dorëheqjen”, tha fillimisht ai.

Më tutje, ai shprehu indinjatën me faktin se e detyroi, por më shumë me arsyet, që sipas të cilit nuk ka fakti për ta vërtetuar atë.

“Nuk e di. Arsyeja e parë ishte se ka folur me disa gazetarë që kritikojnë lojtarët dhe së dyti që kam kritikuar disa drejtues të bordit, që nuk është e vërtetë. Ajo që është e rëndësishme, unë nuk do të ofrojë dorëheqjen. Normalisht presidenti mund të zgjedhë drejtorët që do, është e drejtë e tij. Ama, unë s’dorëhiqem me pretekstin se kam gabuar”, përfundoi zëvendës-presidenti.

/GazetaBlic/

05/13/2020 18:01

Semedo në shitje, Barcelona ia cakton çmimin