Sporti

Sërish pendohet Neymar, tani kërkon kthimin në Barcelonë

03/09/2018 16:54
nga:Y.K

Neymar i ka thënë Barcelonës se dëshiron të kthehet në klub, sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”.

Braziliani thuhet të jetë penduar për vendimin që kishte marrë për ta braktisur Barçën për Paris Saint-Germainin, për t’u larguar nga hija e Lionel Messit, transmeton Express.

Prandaj, gjithmonë sipas Mundo Deportivos, ai dëshiron të kthehet në Katalonjë.

Medium spanjoll sugjeron se 26-vjeçari do ta kalojë edhe një vit tjetër në Paris para se të tentojë ta bëjë të mundur kthimin në Spanjë më 2019

06/18/2018 13:56

​Hazard: Nëse Real Madridi më do mua, e di se çfarë duhet të bëjë